Kush është Sandra Studer, gruaja që rikthehet në skenën e Eurovisionit pas më shumë se tri dekadash? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kush është Sandra Studer, gruaja që rikthehet në skenën e Eurovisionit pas më shumë se tri dekadash?

    Insajderi
    18 May 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalja e madhe e Eurovision 2025 në Bazel u drejtua nga tri prezantuese, mes tyre Sandra Studer – një emër i njohur për ndjekësit e këtij festivali.

    Sot 56 vjeçe, Studer është jo vetëm prezantuese televizive, por edhe këngëtare që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision në vitin 1991 me këngën “Canzone Per Te”.

    Nën emrin artistik Sandra Simo, ajo u rendit në vendin e pestë pas një performance të suksesshme në italisht, shkruan DailyMail.

    Pas pjesëmarrjes si këngëtare, Sandra u rikthye në skenën e Eurovisionit si zëdhënëse dhe komentatore në 1994 dhe më pas ndërtoi një karrierë të gjatë në televizion dhe teatër.

    Ajo ka drejtuar disa prej emisioneve më të njohura në Zvicër dhe është shfaqur edhe në televizionin gjerman.

    Në jetën personale, Sandra është e martuar me Luka Müller që nga viti 1998 dhe ka katër fëmijë.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh “shumë e emocionuar” që i ishte besuar drejtimi i Eurovisionit, krahas Hazel Brugger dhe Michelle Hunziker.

    Ndërsa spektakli i këtij viti u shënua nga performanca të fuqishme dhe emocione të mëdha, disa shtete mbetën jashtë finales.

    Mungesa e Qipros dhe Belgjikës në listën e të kualifikuarve u prit me zhgënjim nga publiku. Sidoqoftë, nata finale në Bazel solli një festë të vërtetë muzikore – dhe një rikthim të denjë për Sandrën në një nga skenat më ikonike të karrierës së saj. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark