Kush është Shkëlqim Krrashi që ktheu banesën në laborator të lëndëve narkotike, siguronte sasi të mëdha dhe i përpunonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Shkëlqim Krrashi që ktheu banesën në laborator të lëndëve narkotike, siguronte sasi të mëdha dhe i përpunonte

    Insajderi
    19 August 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkëlqim Krrashi është 61-vjeçari që ra në prangat e policisë së Tiranës pasi ktheu banesën në laborator droge.

    Banesa ishte e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.

    Pas hetimeve për disa muaj, policia finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë Shkëlqim Krrashi, 61 vjeç, banues në Yzberisht.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja sasitë me rreth 500 000 euro, rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

    Nga hetimet dyshohet se ai siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.

    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark