×
Analiza

Kush është zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë që akuzohet për keqpërdorim milionësh?

Insajderi
07 October 2020 - 15:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mendim Sojeva, ish-shefi i Devizionit për Financa në Ministrinë e Shëndetësisë është zyrtari që sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim milionësh.

Sipas prokurorisë, Sojeva për pesë vite me radhë në emër të avancave për udhëtime zyrtare për Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicionale nga llogaria e Ministrisë së Shëndetësisë ka tërhequr të holla për vete, raporton Gazeta Insajderi. 

“I pandehuri M.S. si person zyrtar në vazhdimësi, në periudhën kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, me dashje  dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme, paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e AKPPM-së, të cilat të pandehurit i janë besuar në menaxhim sipas pozitës së tij në kuadër të AKPPM-së, ashtu që  gjatë asaj periudhe  në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së, nga llogaria bankare e Ministrisë së  Shëndetësisë, nga  shuma e përgjithshme prej 1,355,441.14 €, të tërhequra nga zyrtari  i MSH-së, F.K, e të cilat i ka pranuar i pandehuri M.S, duke nënshkruar në fletë tërheqje me rastin e pranimit e për shumën prej 1,221,501.14 €, nuk ka asnjë dëshmi në AKPPM, se janë respektuar  procedurat për tërheqje”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

Përveç kësaj vepre të kundërligjshme, Sojeva akuzohet edhe veprën tjetër penale “hyrje në sistemin kompjuterik”.

Sojeva së bashku me një zyrtar tjëtër me inicialet G.A ku edhe ndaj ti është ngritur aktakuzë ku për pesë ditë me radhë në vititn 2018  së bashku kishin hyrë pa autorizimin në sistemin kompjuterik të personave zyrtar të Ministrisë së Financave-Thesari, kishin keqpërdoruir fjalëkalimet e personave tjerë ku pa dijen e atyre zyrtarëve kishin duke regjistruar se kanë shpenzuar 175,586.84 euro për udhëtime zyrtare.

“Të pandehurit M.S  në cilësinë e personit  zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe G.A.  prej datës 07.02.2018 deri më 12.02.2018, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, në bashkëkryerje, ne mënyrë te paautorizuar përmes ueb shfletuesit intrnet explorer kanë hyrë në sistem kompjuterik SIMFK, të personave zyrtar të Ministrisë së Financave-Thesarit, ashtu që  në kompjuterin e regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë, duke keqpërdorur User-at (fjalëkalimet) e personave të tjerë, zyrtarë të -Thesarit, të pandehurit ju kanë qasur sistemit SIMFK, kanë mbyllur avancat  duke bërë regjistrimin si shpenzim dhe certifikim të avancave për udhëtime zyrtare  të tërhequra nga banka gjatë vitit 2017, ne emër te zyrtarëve të AKPPM-së dhe atë me User  në emër të B.M, më 07shkurt 2018, kishin regjistruar si  shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare 15 (pesëmbëdhjetë) kuponë shpenzimi në vlerë prej 20,850.00 €,  ndërsa   në emër të I.Sh., gjatë periudhës 08-12 shkurt 2018, kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare shtatëdhjetedy (72) kuponë shpenzimi në vlerë prej 154,736.84 €,  në shumë të përgjithshme prej 175,586.84€,  e të gjitha të certifikuara me User të M.S., duke u munduar të arsyetojnë këtë shumë të  avancave të tërhequra nga banka NLB, në emër te zyrtarëve të AKPPM, në kundërshtim me dispozitat ligjore e për të cilat nuk disponohet me dokumentacion në AKPPM, për arsyeshmërinë dhe lejimin e tërheqjes së tyre”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

Gazeta Insajderi para tre vitesh ka raportuar lidhur me këtë rast ku edhe kishin filluar largimet nga puna.

Tri ditë para Viti të Ri 2018 F.K., një zyrtari Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) kishte bërë një tërheqje të parave me arsyetimin “avance” dhe shuma ishte 20 mijë euro. Më 28 dhjetor, kryesisht zyrtarët janë në pushim, e derisa avanci kryesisht aplikohet si paradhënie për udhëtime zyrtare.

Por, nga kodi 206 i kësaj ministrie, një kod që ka afro 500 mijë euro në dispozicion për cdo vit, në vitin 2017 nga ky zyrtar janë bërë shpesh tërheqje për avanc, dhe vlerat nisin prej 3 mijë euro e përfundojnë tek 20 mijë.

Insajderi atë kohtë kishte marr vesh se një rast për këto dyshime tashmë është denoncuar në Policinë e Kosovës. Dyshimet,edhe pse krejt fillestare, janë se mund të jenë keqpërdorur afro 300 mijë euro nga një rrjet njerëzish që nisin në Agjencia e Kosovës për Produkte Medicionale  (AKPPM) dhe përfundojnë të Ministria e Shëndetësisë.

Menaxhmenti i kësaj agjencie kishte pezulluar nga puna Shefin e Divizionit për Financa, Mendim Sojeva dhe e ka dërguar në Komision Disiplinor shefin e tij, Drejtorin e Financave dhe i Administratës, Sejdë Tolaj.

APMK është organ i pavarur ekzekutiv i Ministrisë së Shëndetësisë me subjektivitet juridik, që ka përgjegjësi ligjore përkitazi me çështjet shkencore dhe teknike që kanë të bëjnë me produktet dhe pajisjet medicinale për përdorim njerëzor. /Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark