Kush ishte objektivi i atentatit te Don Bosko? Viktima shiste cigare para lokalit ku u ekzekutua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush ishte objektivi i atentatit te Don Bosko? Viktima shiste cigare para lokalit ku u ekzekutua

    Insajderi
    04 January 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Metropoli shqiptar, Tirana u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku si pasojë e një breshërie kallashnikovi në një lokal mbetën 1 vrarë dhe katër të plagosur. Viktimë mbeti 35-vjeçari Erion Çela, e në mes  të plagosurve është edhe vëllai i të ndjerit. I plagosuri tjetër është kamarieri 19-vjecar, Azbi Selmani.

    Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selmani, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç janë sipas policisë të plagosurit.

    Viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas. Çela raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarje, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar nga larg biznesin e tij.

    Po kush ishte shenjëstra e këtij atentati? Dyshimet janë se shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë daja, Edmond Crroi. 41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh.

    Sakaq, viktima ka mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba i nja vajze. Të katërt lidhje familjare mes tyre.

    Ndërkohë, deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës dhe është vendosur në afërsi të lokalit, më pas po nga mjeti është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

    Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laparakës.

    Aktualisht, nuk ka raportime për makinë të djegur, siç ndodh rëndomtë në të tilla ngjarje kriminale, ndërsa targat e mjetit që është përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark