Kush janë dervishët, pasuesit e një forme mistike të Islamit? Ata e shpojnë trupin me gjilpëra pa gjak dhe pa dhimbje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush janë dervishët, pasuesit e një forme mistike të Islamit? Ata e shpojnë trupin me gjilpëra pa gjak dhe pa dhimbje

    Insajderi
    22 March 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festa e Sulltan Nevruzit, dita e parë e pranverës dhe ditëlindja e Alija bin Ebi Talibit, është festa më e madhe e dervishëve në Kosovë dhe ka një rëndësi të veçantë për ta, shkruan sot gazeta kroate Veçernji List.

    Nuk festohet vetëm fundi i dimrit dhe ardhja e pranverës, por shënohet edhe fillimi i një epoke të re shpirtërore.

    Dervishët e Kosovës, si ata në mbarë botën, e kanë mbajtur festën e tyre tradicionale të pranverës në Rahovec, shkruan Vecernji List.

    Fillimi i pranverës është një festë e veçantë për komunitetin dervish në Kosovë, të cilën e shënojnë duke u mbledhur dhe festuar në një objekt fetar të quajtur teqe. Siç dihet, shumica dërrmuese e popullsisë në Kosovë është myslimane, por vetëm disa mijëra i përmbahen ligjeve fetare dervishe. Mësimet e tyre janë përcjellë brez pas brezi që nga koha e Perandorisë Osmane, vijon shkrimi i gazetës kroate.

    Një rol të spikatur në sufizëm e luan shehu (imami), pra mësuesi, i cili është edhe kreu i dervishëve të mbledhur në teqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark