×
  • Lajme
  • Analiza

    Kush janë individët e lidhur me organizatën terroriste Hezbollah që Kosova iu vuri sanksione

    Insajderi
    28 October 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ARDIT DRAGUSHA

    Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak terrorist të Libanit, Hezbollah, shkruan Gazeta Insajderi.

    Qeveria e Kosovës, me një vendim ka vendosur sanksione ndaj shtatë personave dhe një kompanie, për shkak të lidhjeve të tyre me grupin terrorist Hezbollah.

    Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se një vendim i tillë do t’i kontribuojë partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë të rëndësishëm, në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

    Duke përkrahur këtë vendim, kryeministri, Albin Kurti, tha se “Kosova është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global”.

    Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e pasurive ndalimin e udhëtimit dhe të vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.

    Kush janë individët e lidhur me organizatën terroriste Hezbollah që Kosova iu vuri sanksione

    1. Ali Reda Hassan al-Banai

    Përshikrimi i rastit: Ali Reda Hassan al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    2. Ali Red al-Qassabi Lari

    Përshkrimi i rastit: Ali Red al-Oassabi Lavi, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    3. Abd al-Muayyid al-Banai

    Përshkrimi i rastit: Abd al-Muayyid al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit t8 Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    4. Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams

    Përshkrimi i rastit: Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (H.O) 13224, për ofrimin e mbështetjës materiale, fianciare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    5. Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin

    Përshkrimi i rastit: Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjës materiale, fianciare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    6. Majdi Fa’iz al-Ustadz

    Përshkrimi i rastit: Majdi Fa’iz al-Ustadz, &është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, t8 mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    7. Sulaiman al-Banai

    Përshkrimi i rastit: Sulaiman al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhrit Ekzekutiv (£.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

    AlDar Properties

    Përshkrimi i rastit: “AlDar Properties” është shpallur si e udhëhequr, kontrolluar apo e drejtuar, direkt ose indirekt nga Sulaiman al-Banai.

    Aktivitetet e Iranit në Kosovë – shpallja e “Hezbollah” si organizatë terroriste

    Qeveria e Kosovës, me propozim të ish ministres së Punë të Jashtme, Melisa Haradinaj, kishte shpallur organizatëm “Hezbollah”, si organizatë terroriste në territorin e Kosovë në qershor të vitit të kaluar.

    “Organizatën ndërkombëtare terroriste ‘Hezbollah’, krahun e saj politik dhe atë ushtarak ta shpallë si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës. Propozimi bëhet për ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe me qëllimin që Qeveria e Kosovës të jetë aktive me aleancat ndërkombëtare të luftimit të këtyre grupeve terroriste”, kishte thënë ishministrja Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë Hoti.

    Gazeta Insajderi, përmes një dokumentari të titullar “Irani në Kosovë”, kishte publikuar ndikimin e Iranit përmes elementëve shiitë në Kosovë. Ky ndikim, shtrihej në disa organizata joqeveritare të cilat bënin propagandë pro Iranit dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me implikime të terrorizmit.

    Si rrezik i ndikimit të Iranit në Kosovë, Prokuroria Speciale kishte kërkuar që të mbylleshin një seri organizatash të cilat ndërlidheshin me Ikballe Huduti, e cila ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas një serie postimesh në rrjete sociale, ku ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, gjatë një sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë thirrje për hakmarrje.

    “Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, kishte shkruar Huduti-Berisha.

    Aktakuza ndaj klerikut iranian në Kosovë, Hasan Azari Bejandi, i cili udhëhoqi pesë organizata shiite me lidhje me Teheranin

    Në korrik të vitit 2016, autoritetet vendore kishin ngritur aktakuzë ndaj klerikut iranian, Hasan Azari Bejandi, i cili drejtonte pesë organizata shiite në lidhje direkte me regjimin e Tehranit.

    Bejandi akuzohej për pastrim parash dhe financim të terrorizmit, por Prokuroria Speciale nuk kishte arritur ta arrestonte. I njëjti ishte larguar nga Kosova, teksa avokati i tij, Esat Gutaj kishte deklaruar se kishte humbur kontaktin me të pas ndryshimit të Qeverisë në Iran.

    “Një zyrtar i Ambasadës, më ka thënë se me ndërrimin e qeverisë iraniane, i kemi humbë edhe lidhjet me Hasanin, i cili ka qenë dhe person i qeverisë së mëparshme. Në bisedë e sipër, ata lypnin garanci që unë s’isha në gjendje t’ju ofroj, që me angazhimet e tyre ta sjellin Hasanin në Kosovë, duke i siguruar vizë të Shqipërisë, e pastaj me ftesë të vijë në Kosovë – por me kusht që i njëjti të mos arrestohet”, deklaronte avokati Gutaj në vitin 2018.

    Kush është “Hezbollah” – organizata terroriste me lidhje të forta me Iranin

    Hezbollah, që do të thotë “Partia e Zotit” në arabisht, është një parti politike Shiite muslimane dhe një grup militant me qendër në Liban.

    Për shkak të strukturës së saj shumë të zhvilluar politike dhe rrjetit të shërbimeve sociale, ajo shpesh vlerësohet si një “shtet i thellë” ose qeveri klandestine që vepron brenda qeverisë parlamentare Libaneze.

    Mbajtja e aleancave të ngushta politike dhe ushtarake me Iranin dhe Sirinë, Hezbollahu nxitet nga kundërshtimi i saj ndaj Izraelit dhe rezistencës ndaj ndikimit perëndimor në Lindjen e Mesme.

    Duke marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste globale, grupi është caktuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

    Hezbollah u ngrit në fillim të viteve 1980 gjatë Luftës Civile Libaneze, dhe në vazhdimësi kundërshton shtetin izraelit dhe ndikimin e qeverive perëndimore në Lindjen e Mesme. /Insajderi.org/



    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark