Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar ashpër dy zyrtarët e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe Frashër Krasniqi.
Kjo ka ardhë pas aksionit të tyre simbolik tek Ura e Ibrit.
“Kurrë në jetë ata njerëz nuk ishin kanë, nëse nuk ish kanë Albin Kurti. Kurti i ka ba njerëz. Kurti i ka shti në Kuvend të Kosovës. Por atyre për një interes të vogël, nuk ia ka marrë mendja me vazhdu me Kurtin”, ka thënë Istrefi.
Po i njëjti qytetar ditën kur është mbajtur aksioni nga ky subject polik është konfontuar me zyrtarët e saj.
“Çka është puna e këtyre hamamav që po vijnë këtu?është një urë e shenjtë. Vjen kujt t’i teket vjen e flet keq për Kosovë. Çifti i këtij e ka nda Mitrovicën”, është shprehu Istrefi gjatë kohës sa Molliqaj ishte duke ia dresuar mediave.