Teksa protestuesit e opozitës marshuan nga Kryeministria në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, pati edhe nga ata që ishin të maskuar.
Siç shihet në videon më poshtë që sjell LSA, disa të rinj të maskuar qëndrojnë pranë Edi Palokës, Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
Nuk dihet përse janë të maskuar dhe cili është roli i tyre, por me siguri mund të jenë pjesë e grupimit që hedhin mjetet piroteknike.
Personat e maskuar sic shihet në këtë video kanë kaluar edhe pranë punonjësve të Policisë së Shtetit. Shihni pamjet më poshtë. ©LAPSI.al