"Kush k**** je ti", "A e din që ta çkyjë fytyrën" - polici e grushton shoferin në Prishtinë/Pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kush k**** je ti”, “A e din që ta çkyjë fytyrën” – polici e grushton shoferin në Prishtinë/Pamje

    Insajderi
    14 March 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Prishtinë, ku një shofer është grushtuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës pas një shkëmbimi fjalësh dhe kërcënimesh, shkruan Insajderi.

    Zyrtari i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, Arianit Ferati, dyshohet se e ka goditur shoferin e një veture Audi pas një tensioni gjatë një kontrolli rutinor në lagjen Tophane.

    Sipas një videoje të publikuar nga portali Sinjali, incidenti ka ndodhur kur shoferi ka injoruar kërkesën e zyrtarit policor për dorëzimin e sendeve ilegale dhe ka reaguar me fyerje.

    Fillimisht, ai e ka ofenduar policin duke i thënë: “Kush k*** je ti?”, pastaj ka lëvizur jashtë veturës pa marrë lejen e oficerit.

    Duke vazhduar, shoferi dyshohet se e ka kërcënuar me fjalë oficerin Ferati, i cili ka reaguar duke e grushtuar qytetarin. “A e din që ta çkyej fytyrën?” dyshohet se ka thënë shoferi ndaj policit.

    Pamje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark