×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kush ka para ka edhe gjykatat – thirrjet e qytetarëve në protestën kundër mikut multimilioner të Agim Aliut

    Insajderi
    19 May 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj kanë nisur protestën e tyre të paralajmëruar ditë më parë. Ata po protestojnë si shenjë pakënaqësie për shkak që Komuna e Ferizajt i ka dhënë leje multimilonerit, Fatmir Grainca të ndërtojë një objekt 11 katësh.

    Protesta ka filluar para pak çastesh, ndërsa banorët kanë vendosur tenda e pankarta me mbishkrimet si më poshtë:

    “Komuna e Ferizajt: Nëse ligji nuk është për ju, atëherë për kë rreshtoni?”

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj: Nuk janë të mjaftueshme vendimet e mbledhjes, duam veprime reale!” “Shkatërrimi urban në emër të interesave të pakicës – MJAFT!”

    “Komuna e Ferizajt: Në vend të planifikimit, jepni leje për kaosin!”

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj: Thjesht shikoni paligjshmërinë dhe heshtni!”

    “Lejet e ndërtimit – një lojë korruptive në duar të Komunës së Ferizajt!” “Prokuroria Themelore në Ferizaj: Mos harroni se drejtësia është për të gjithë, jo vetëm për disa të privilegjuar!”

    “Ligji i planifikimit hapësinor – një humor për Komunën e Ferizajt!”

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj: Përse të mbyllen sytë ndaj paligjshmërisë?”

    “Komuna e Ferizajt: Këtu ndërtohen shtëpitë, por ku është ndërtimi i të drejtës?”

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj: Dhe ne besojmë ende në drejtësi?”

    “Ligji e vendos komunën në qendër, por përse ligji hapësinor nuk vlen për ta?”

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj: Ku është zëri juaj kundër korrupsionit urban?”

    “Nuk do të heshtim më! Tendat tona shfaqin turpin tuaj, Komuna dhe Prokuroria!”

    Kush ka para ka edhe gjykata! Kur padrejtësia shndërrohet në ligj, rezistenca bëhet detyrë!

    Bëni çfarë duhet, jo çfarë mundeni! Ligji nuk është top!

    Asnjë pushtet nuk mund të qëndrojë gjatë, nëse nuk e mbron drejtësia dhe e vërteta. NUK E KENI LARG!

    Banorët pretendojnë se i gjithë ndërtimi po bëhet kundërligjshëm.

    Për këtë çështje, ata së bashku me organizatën jo-qeveriatare AVONET kanë njoftuar qysh mbrëmë se që nga sot do të nisin të protestojnë para komunës së Agim Aliut, dhe para Prokurorisë së Ferizajt.

    Gjatë performancës së planifikuar nga aktivistat dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti, do të vendosen tenda para Komunës së Ferizajt në ora 11 dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj në ora 11.30. Ky veprim synon të simbolizojë kundërshtimin dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj sjelljes së paligjshme të këtyre institucioneve në lidhje me lejet e ndërtimit dhe mbrojtjen e ligjshmërisë”, huhet në njoftimin e përbashkët të AVONET-it me banorët e lagjes “Gëzim Sahiti”, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark