"Kush kapet me armë dihet që është shqiptar", gazetari grek habit me deklaratën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kush kapet me armë dihet që është shqiptar”, gazetari grek habit me deklaratën

    Insajderi
    11 January 2022 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari grek Nikos Evangelatos ka ngjallur zemërim ndaj shqiptarëve me një frazë  të përdorur me gjuhë raciste.

    Duke iu referuar një rasti të raportuar në media për një shqiptar të kapur me armë ai e përshkroi këtë si diçka normale për sa kohë i arrestuari kishte origjinë shqiptare.

    “Çfarë ka më të zakonshme se një shqiptar me armë?”.

    Më pas ai nxitoi më kot të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist.

    Megjithatë shikuesit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e “përtypën” dhe e kritikuan gazetarin përmes postimeve të tyre. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark