Kush po financon Vetëvendosjen? 32 mijë euro donacione në vetëm tre muaj/Emrat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush po financon Vetëvendosjen? 32 mijë euro donacione në vetëm tre muaj/Emrat

    Insajderi
    24 April 2025 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike përfaqësuese në Kuvendin e Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2025, përfshirë të dhëna mbi buxhetin, shpenzimet dhe burimet e financimit.

    Në kuadër të këtij publikimi janë bërë të ditura edhe donacionet e dhëna për subjektet politike në këtë periudhë tre mujore, shkruan Insajderi.

    Lëvizja Vetëvendosje, si një ndër partitë më të mëdha në vend, ka pranuar gjithsej 32,100 euro donacione nga kontribuues të ndryshëm.

    Lista e donatorëve përfshin qytetarë, aktivistë, biznese dhe figura të njohura të partisë.

    Shumat variojnë nga 10 euro deri në 5,000 euro, me emra si Rexhep Hysen Zeka, Best Beton SHPK, Extra Fruit SHPK, dhe Royal Beverage LLC, të cilët kanë kontribuar me shifra të mëdha.

    Të gjitha kontributet janë pranuar përmes bankës, pa asnjë donacion të raportuar në arkë.

    Raporti tregon se donacionet janë dhënë kryesisht nga qytetarë me adresë në Prishtinë, Therandë dhe Viti.

    Theksojmë se, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, me totalin që arrin në 1,734,872 euro.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark