
Petrol Company, një nga kompanitë më të mëdha në tregun e derivateve, ka krijuar tashmë një traditë të njohur për lojërat shpërblyese që organizon për klientët e saj. Por këtë vit, loja ka marrë një tjetër dimension. “Super Loja e Vitit 2025” ka nisur fuqishëm dhe vazhdon të sjellë surpriza muaj pas muaji – me shpërblime të shumta dhe me pjesëmarrje rekord.
Deri tash? Plot fitues, plot dhurata!
Nëse e ke përcjellë nga Shkurti e deri tash, e di që kjo lojë s’ka qenë thjesht “fat” – ka qenë një festival i shpërblimeve!
Nga pushime romantike në qytete evropiane e deri te derivate falas, telefona apo para cash – loja po vazhdon me ritëm të lartë, dhe çdo muaj po shpallen fitues të rinj.
Kulmi i gjithë kësaj është shpërblimi kryesor i vitit: vetura Dacia Logan, që do t’i dorëzohet njërit prej klientëve fatlumë në fund të lojës.
Si funksionon loja?
Pjesëmarrja është e thjeshtë dhe automatike. Mjafton të furnizoheni në cilëndo pikë të Petrol Company dhe merrni kuponin për lojë:
Pas marrjes së kuponit, thjesht plotësoni të dhënat tuaja sipas udhëzimeve dhe hyni në shortin mujor për të fituar shpërblime të mëdha.
Petrol Company nuk po e sheh këtë vetëm si një fushatë promocionale, por si një mënyrë për të falënderuar klientët për besimin dhe përkushtimin ndër vite. Loja është bërë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, të cilët tashmë e presin me padurim muajin e ri për të parë shpërblimet dhe fituesit.
Jeto më lirë – me Petrol Company. Loja vazhdon.