Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shpërndarë një fotografi të kryediplomates Donika Gërvalla nga gjykata, e cila po akuzohet për vepra penale të korrupsionit.
Miftaraj ka ironizuar me këtë, duke pyetur “kush po thotë që nuk po luftohet korrupsioni”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Foto çasti nga seanca gjyqësore e datës 20 qershor 2023 ne rastin ndaj Donika Gërvalla, e akuzuar për vepër penale të korrupsionit, mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë. Kush po thotë se nuk po luftohet korrupsioni??”, ka shkruar ai.
Gërvalla po akuzohet për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë. /Insajderi.org/