“Kush s’punon, nuk paguhet”, kjo rregull e Kurtit e Muratit nuk vlen për deputetët e Listës Serbe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kush s’punon, nuk paguhet”, kjo rregull e Kurtit e Muratit nuk vlen për deputetët e Listës Serbe

    Insajderi
    10 February 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi Kryetari i Kuvendit i urdhëroi të ngriten në këmbë, edhe u betuan. Kjo është hera e vetme kur deputetët e Listës Serbe u panë në një seancë të Kuvendit të Kosovës.

    Që nga 17 nëntori ata kurrë nuk shkelën as në oborrin e as në hollin e tij.

    Përkundër kësaj, ata vazhdojnë të paguhen edhe me rritjen e pagesës me koeficientin e ri plotë 1 mijë e 722 euro që nga shkurti.

    Sa kanë të drejtë që me një pagë të tillë, të mos paraqiten në seancat e kuvendit të Kosovës, e thotë hulumtuesi nga IKD, Naim Jakaj

    Por, si shihet mospjesëmarrja e tij në Kuvend?

    Ngjashëm mendon edhe analisti politik Visar Imeri.

    Por, çka mund të bëjë shteti që ky avaz të ndalet , e ata që nuk punojnë të mos paguhen?

    E se a duhet që ky fakt të përmendet tek faktori ndërkombëtar, sa herë që Qeveria e Kosovës ka mundësinë, Imeri e ka këtë përgjigjje.

    10 deputetet e rinj u rizgjodhën nga Lista Serbe pasi që paraardhësit dhanë dorëheqje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark