Kushdo që kërkon azil në Hungari do të arrestohet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kushdo që kërkon azil në Hungari do të arrestohet

    Insajderi
    07 February 2017 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të mbrojtjes së kufijve të Evropës, Hungaria do t’i propozojë Bashkimit Evropian ndalimin automatik të çdo azilkërkuesit për të gjithë periudhën e aplikimit të tyre për azil.

    Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, i cili shtoi se zgjedhja e Donald Trump në SHBA po sjell një ndryshim qëndrimi në Europë që justifikon pozicionin e ashpër të kryeministrit Viktor Orban ndaj emigracionit.

    Duke kundërshtuar me forcë termin burgosje, Kovacs tha se kushdo që kërkon azil në Hungari do të mbahet në qendra speciale gjatë gjithë periudhës së aplikimit, ndërsa sigurisht janë të lirë që të kthehen në vendin e tyre kur të duan.

    “Asnjë migrant, as ata që e kanë bërë kërkesën për azil, nuk do të lejohet të lëvizë lirshëm pa u marrë një vendim për çështjen e tyre. E theksoj, ata nuk do të kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në vend”, deklaroi Kovacs.

    Duke paralajmëruar përballjen e ashpër mes Hungarisë dhe BE për këtë çështje, Kovacs tha se rregullat aktuale që mbulojnë procedurën e kërkimit të azilit nuk janë efektive.

    “Nëse ruajmë regjimin aktual, nuk kontrollojmë dot kufijtë e Evropës”, vijoi Kovacs, duke theksuar se azilkërkuesve nuk u duhen ofruar të njëjtat mundësi si qytetarët evropianë.

    Sipas tij, shumë azilkërkues që janë regjistruar në Hungari janë larguar nga vendi për shkak se mund të lëvizin lirshëm dhe kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, Britanisë së Madhe apo vendeve të tjera, duke treguar se sistemi nuk funksionon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark