"Kushte më të mira të punës" - Komuna e Prishtinës bllokohet nga zyrtarët e pesë institucioneve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kushte më të mira të punës” – Komuna e Prishtinës bllokohet nga zyrtarët e pesë institucioneve

    Insajderi
    19 December 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e pesë institucioneve në Prishtinë janë duke protestuar para komunës, ata po kërkojnë kushte më të mira

    Zyrtarë të Teatrit “Dodona”, Arkivit të Komunës së Prishtinës, Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit, kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.

    Ata kanë kërkuar kushte më të mira në punë dhe ndalimin e ndikimit nga personat përgjegjës.

    Njëra prej kërkesave, të protestueseve është që të hartohet një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës.

    Gazeta Insajderi është duke e përcjell nga afër protestën, ata bënë me dije se do të qëndrojnë 1 orë para Komunës së Prishtinës si shenjë revolte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark