
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përveç kërkesës për sqarimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës përbrenda afatit 30-ditor, ka kërkuar masë të përkohshme për Kuvendin.
Lidhuer me këtë ka reaguar ish-ministri Skënder Hyseni, i cili tha se kjo kërkesë është për vazhdim të ‘amullisë”.
Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese do të aprovonte kërkesën për masë të përkohshme, do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës.
“Sot, e marte, në ora 16:00, Gjykatës Kushtetuese iu paska drejtua një kërkesë pothuaj urdhëruese: “Nxirrni një vendim, masë të përkohshme….” Lexo: për vazhdim të amullisë!Pse duhej pritur pothuaj fundin e afatit për të bërë një kërkesë të tillë???!!!Nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.
Ndryshe, Osmani ka sqaruar se përmes kësaj kërkese për masë të përkohshme parandalon shkeljen e Kushtetutës, pezullimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.