Kushtetuesja e lë fajtore Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend: Duhet të kërkojë kompromis me grupet tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja e lë fajtore Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend: Duhet të kërkojë kompromis me grupet tjera

    Insajderi
    26 June 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me një qëndrim të qartë rreth krizës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke vënë fajin mbi Lëvizjen Vetëvendosje si partia më e madhe parlamentare.

    Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja thekson se, megjithëse VV ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, kjo e drejtë nuk është absolute dhe vjen me përgjegjësi për të bashkëpunuar me grupet e tjera parlamentare.

    “…si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”, thuhet nw vendim.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më vonë se 30 ditë.

    Në publikimin e aktgjykimit për kërkesën e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për çështjen e kalimit të votimit për kryetar të Kuvendit nga votimi i hapur në të mbyllur, Kushtetuesja ka konstatuar po ashtu që seanca e nisur më 15 prill e vazhdimi i saj deri tash nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark