Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e Fakultetit të Edukatës Fizike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e Fakultetit të Edukatës Fizike

    Insajderi
    06 April 2017 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhë poshtë kërkesën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit  (FEFS) rreth ‘vlerësimit të kushtetutshmërisë së vendimit nr. 55, të Këshillit Drehtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    FEFS kërkonte që “që të anulohet zgjedhja e ‘asistenteve të rinj’ për anëtar të Këshillit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit; dhe të anulohet e drejta e ushtrimit të votës së asistentëve të rinj për të zgjedhur dekanin e FEFS.”

    Mirëpo, Gjykata Kushtetuese vëren se parashtruesi i kërkesës (FEFS) nuk përmend ndonjë shkelje të të drejtave kushtetuese nga autoritetet publike, por vetëm kërkon ‘interpretim ligjor të Rregullores mbi Rregullat dhe Procedurat e Zgjedhjeve të Përgjithshme në UP’.

    Po ashtu, Gjykata thotë se FEFS nuk ka ofruar ndonjë informacion lidhur me inicimin e procedurave pranë gjykatave të rregullta për zgjidhjen e ankesave të tij.

    Gjykata, në vendimin e saj, rikujton se në këtë rast Fakulteti i Edukatës Fizike dhe Sportit nuk është person juridik, dhe rrjedhimisht as palë e autorizuar.

    Prandaj, Gjykata Kushtetuese, mbi këto dhe fakte tjera të paraqitura në vendim, e hodhi si të papranueshme kërkesën e FEFS-it./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark