Që nga 13 marsi i vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim për rastin dyshues të manipulimit të votave që pretendohet se u bë përmes Listës Serbe në favor të Fadil Gashit, nga Iniciativa Rome. Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinolli nga komuniteti rom janë duke pritur një përgjigje përfundimtare nga Kushtetuesja. Vota e tyre mund të paraqes rrezik për institucionet e formuara. Qeverinë e Presidencën.
Në InDoks të Gazetës Insajderi, Berisha theksoi se ekziston rreziku i rrëzimit të qeverisë nga vota e tyre.
Madje shprehet se kjo mund të jetë një nga arsyet pse ka vonim të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
“…Ta shohim vendimin, hezitojë dhe se kam të drejtën me paragjyku vendimin ne kërkojmë që të interpretohet drejt vendimi i Gjykatës Supreme që në rastin e njëjti apo përafërsisht të ngjashëm është konstatu që ka pasur deputetë të jashtëligjshëm dhe është rrëzu një qeveri dhe në rastin normalisht që mund t’i ketë implikimet e veta”, deklaroi Berisha për InDoks.
“Kjo është ndoshta vet arsyeje ku gjykata po heziton me bë, me dal me publik të vendimit dhe ne po presim se çka po ndodh”, potencoi ai.
“Unë me kohë e kam paralajëmru secilin që rasti është i ndjeshëm ka rrezik shtetëror, territorial, ka rrezik politk dhe rasti nuk duhet të merret Vetoni si problematik dhe në atë kohë ka lyp që gjykata me vendos sa më shpejt… edhe një moment shumë të vështirë me i ndodhë Kosovës një gjë që… unë mbes me shpresë që nuk do të ndodh, sepse ka zgjidhje të tjera, kthimi jem në Kuvend mund të interpretohet vetëm largimin e deputetit që është brenda dhe kthimi im aty. Nuk pres që deputetë jo legjitim të mbesin brenda”, tha Berisha në InDoks.
Berisha ka kërkuar që Kuvendi të ‘pastrohet’ nga deputet jo legjitim.
“Ata prapë do të jenë vendimtarë në një rast tjetër. Duhet të pastrohet Kuvendi prej deputetëve jolegjitim. Unë kam prit që institucionet e vendit të marrin masa ndaj partive që kanë qenë pjesë e orkestrimeve”, u shpreh ai.
Më 13 mars të vitit 2021, Veton Berisha, kryetari i i Partisë Liberale Egjiptiane atëkohë kandidat për deputet, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Berisha në ditën e dorëzimit të ankesës u shpreh se pret nga Gjykata Kushtetuese të veprojë në formë sa më të shpejt. Shtoi se me këtë veprim dëmet që iu janë shkaktuar komunitet egjiptian janë të mëdha.
“Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.
“Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.
Berisha po ashtu ka dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.
Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.
“Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.
Berisha në InDoks sqaroi se në cilat komuna pati më së shumti keqpërdorim të votës.
“Ataku më i madh që na është bërë neve ka qenë komuna e Graçanicës për faktin që në atë komunë ka qenë orkestrimi më i madh që ka ndodh dhe vota më së shumti që ka marrë Iniciativa Rome për faktin që në atë komunë janë 400-500 banorë të komunitetit romë, ndërsa së fundmi kanë marrë 1870 vota dhe në komunat tjera siç ishin Kamenica, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe gjitha banimet ku kishte banorë serbë. Dhe kjo Iniciativë kishte marrë vota për ta, por nga votues serbë”, deklaroi Berisha.
/GazetaInsajderi