Kushtetuesja vendos për Ligjin për administrimin e procedurave tatimore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja vendos për Ligjin për administrimin e procedurave tatimore

    Insajderi
    29 April 2025 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim lidhur me Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore që ishte dërguar nga Avokati i Popullit për vlerësim të përputhshmërisë së këtij ligji me Kushtetutën.

    Kësisoj, gjykata ka shpallur njëzëri të pavlefshëm paragrafët 4, 5 dhe 6 të nenit 331 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) të Kodit Doganor dhe të Akcizave dhe të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.

    “Gjykata, ka vendosur njëzëri (i) të deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe të konstatojë që: (ii) paragrafi 2 i nenit 331 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Nr. 08/L-247, nuk është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 3 [Barazia para Ligjit] dhe paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (iii) që paragrafët 4, 5 dhe 6 të nenit 331 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Nr. 08/L-247 nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 3 [Barazia para Ligjit] dhe paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 6 i nenit 331 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Nr. 08/L-247 nuk është në përputhshmëri me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 7 i nenit 331 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Nr. 08/L-247, nuk është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 3 [Barazia para Ligjit] dhe paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës; (v) të shpallë njëzëri, të pavlefshëm paragrafët 4, 5 dhe 6 të nenit 331 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) të Kodit Doganor dhe të Akcizave, Nr. 08/L-247;  dhe (vi) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.”

    Aktgjykimi sqaron që thelbi i pretendimeve të parashtruesit të kërkesës ndërlidhet me përmbajtjen e nenit të Kodit Doganor dhe të Akcizave, sipas të cilit ndryshohet statusi i marrëdhënies së punës për pozitat drejtuese në Doganën e Kosovës, nga marrëdhënie pune me afat të pacaktuar në marrëdhënie me afat të caktuar dhe sipas të cilës dispozitë, cenohet siguria juridike, pritshmëritë legjitime dhe të drejtat e fituara të punonjësve në këto pozita, në kundërshtim me nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark