Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovës nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së Kuvendit që mbahet sot.
AAK dhe Nisma kanë njoftuar se kanë vendosur që ta bojkotojnë pjesëmarrjën në parlament ndërsa Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë vetëm sot në vazhdimin e seancës.
Ky subjekt politik ka njoftuar se do të vendosë më vonë nëse do të bojkotoj parlamentin apo do të marrë pjesë në seanca.
Kuvendarët sot do të diskutojnë lidhur me emërimin e anëtarëve të rinj të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Ish-kryetari Hysni Hoxha ka dhënë dorëheqje ndërsa Bajram Zogiani është shkarkuar nga Kuvendi për shkak të akuzave për trafikim me qenie njerëzore.