Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Forumit për transparencë parlamentare, të enjten dhe të premten (më 21 dhe 22 korrik 2016), Kuvendi organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë mërgimtarët.
Pritja qendrore organizohet sot në orën 11:00 në hollin e Kuvendit.
Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkohen këtij aktiviteti.