“Kuvendi i Gazmaskave” në mediat ndërkombëtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kuvendi i Gazmaskave” në mediat ndërkombëtare

    Insajderi
    19 February 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy mediat më të fuqishme ndërkombëtare, The Guradian dhe “The New York Times” kanë raportuar për ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, duke vënë theksin në paradoksin sesi në të njejtën kohë opozita ka gjuajtur gazlotsjellës ndëra pozita ka votuar ligje.

    The Guardian ka përdorur fotografinë e Armend Nimanit në të cilën shihet salla e Kuvendit e ndarë në gjysmë mes tymit të gazit dhe deputetëve që qojnë duart për të votuar.

    gaz1

    “Deputetët tentojnë të procedojnë sesionin e parë të Parlamentit teksa opozitarët kanë lëshuar gaz lotjsellës. Të zemëruar ndaj marrëveshjeve të Qeverisë me Serbinë, opozita ka bllokuar Kuvendin në këtë mënyrë qysh prej Tetorit”, shkruan The Guardian, njëra prej gazetave më të rëndësishme në Evropë.

    Edhe gazeta më e rëndësishme në Amerikë ka përdorur fotografinë që paraqet të njejtën skenë, e  bërë nga i njëjti fotograf.

    gaz2

    Në të përditshmen më të madhe në Amerikë, shkruhet “forcat e sigurisë kanë vënë gazmaska teksa kanë inspektuar brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, kur të premtën deptuetët opozitar kanë penguar mbajtjen e seancës së parë për këtë vit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark