Kuvendi i Kosovës të enjten përfaqësuesin e shoqërisë civile, Visar Krasniqin e ka zgjedhur anëtar joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi në një votim me procedurë të fshehtë, duke fituar 74 vota, ndërsa kandidati tjetër, Memli Ymeri, nuk mori asnjë votë nga 77 deputetët që morën pjesë në votim
Për këtë pozitë, përveç Visar Krasniqit, ka konkurruar edhe Memli Ymeri.
Në votimin me procedurë të fshehtë morën pjesë 77 deputetë.
Nga ky proces i votimit, vota të pavlefshme u shpallën 3 fletëvotime, Visar Krasniqi mori 74 vota, ndërsa Memli Ymeri asnjë votë.
Kryesuesja e seancë, nënkryetarja Saranda Bogujevci, ka konstatuar se Kuvendi ka zgjedhur Visar Krasniqin anëtar joprokuror nga shoqëria civile në KPK me mandat pesëvjeçar.