×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shkarkimin e Ilir Metës

    Insajderi
    09 June 2021 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Shqipëri sot do të mblidhet për të votuar apo hedhur poshtë nismën për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

    Kësisoj, Meta mund të shndërrohet në presidentin e parë shqiptar në histori, i cili është shkarkuar nga një nismë e ligjvënësve.

    Socialistëve u duhen 94 vota për të finalizuar përballjen e tyre me Metën, të cilat të vetëm nuk i kanë.

    Deputetët e partisë së Ramës kishin themeluar një komision hetimor, i cili kishte propozuar shkarkimin e Metës, pasi i njëjti akuzohet se nuk e ka përmbushur detyrën e tij kushtetutese për garantimin e unitetit kombëtar para zgjedhjeve, duke anuar nga opozita.

    Ditë më parë, KosovaPress pati raportuar se si nisma për shkarkimin e Ilir Metës pritet të thellojë krizën politike në Shqipëri.

    Drejtori i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë, Afrim Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress tha se kjo nismë ka për qëllim defaktorizimin e institutucionit të presidentit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark