Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb

    Insajderi
    12 May 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Ai i ka incizuar me telefon deputetët teksa votonin kundër.

    Berisha hodhi akuza edhe ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur një Putin të vogël që është i gatshëm për gjenocide.

    Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark