Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera.
Në favor të vazhdimit të misionit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2018 votuan 84 deputetë.
Para votimit, në seancë ka folur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se EULEX-i do ndihmojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit.
Por, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se EULEX-i ka pasur suksese modeste gjatë tetë vjetëve sa ka qëndruar në Kosovë./Insajderi.com