Kuvendi komunal i Prishtinës voton për kryesuesin, mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kuvendi komunal i Prishtinës voton për kryesuesin, mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme

    Insajderi
    05 January 2022 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

    Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, do të votojnë sot për kryesuesin e Kuvend


    Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit do të mbahet në orën 10:00.

    Më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.

    Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

    Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark