Ka filluar me gjysmë orë vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës.
Me shumicë votash e ka aprovuar kërkesën e shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, që Projektligji për Trepçën të jetë pikë e vetme e rendit të ditës në seancën plenare të së premtes.
Për këtë propozim kanë votuar 73 deputetë, kundër kanë votuar 8, ndërsa nuk ka abstenuar asnjë deputetë.