Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00

    Insajderi
    20 May 2025 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00.

    Kjo do të jetë hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituuar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit. VV po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës. Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark