Kuvendi mban seancë plenare për arrestimin e Nehat Thaqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi mban seancë plenare për arrestimin e Nehat Thaqit

    Insajderi
    10 October 2016 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare për të diskutuar rreth arrestimit të drejtorit regjional të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, nga autoritetet serbe në hyrje të Serbisë 11 ditë më parë.

    Këtë e ka konfirmuar kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se është e papranueshme çdo incident provokues nga autoritetet serbe.

    Rreth kësaj çështjeje, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria është treguar e pafuqishme për lirimin e Nehat Thaqit.

    Po ashtu, Kuvendi i Kosovës nesër do ta vazhdojë seancën plenare të para dy ditësh, e cila zgjati deri pas mesnatës, për shkak të miratimit të Ligjit për Trepçën./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark