Kriza energjetike, sot të zgjedhurit e popullit flasin në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kriza energjetike, sot të zgjedhurit e popullit flasin në Kuvend

    Insajderi
    28 December 2021 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.

    Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur. Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

    “Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kërçeli.

    Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.

    Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.

    Seanca është paraparë të nis në ora 11:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark