Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri, s’vendoset data - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri, s’vendoset data

    Insajderi
    29 September 2021 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë tha se janë dakorduar me Shefat e Grupeve parlamentare për mbajtjen e një seanca të jashtëzakonshme për situatën në veri, por që ende do të diskutohet për datën se kur do të mbahet , raporton Ekonomia Online.

    Tutje, ai tha se situata në veri është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake.

    “Sapo përfundoj mbledhja dhe u vendos që të kemi një seancë të vazhdimit dhe të rregullt të hënën. Në Kryesi e paraqita kërkesën për një seancë për situatën në veri, dhe u dakorduam që të diskutojmë për datën dhe kohën”.

    “Nuk ishte në takim kryetarja e grupit parlamentar të VV-së. Gjendja në veri është serioze që i tejkalon agjendat politike dhe duhet të merret me seriozitet”.

    Ndërsa ai tha se Kryesia ka vendos të hënë për një seancë të rregullt plenare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark