
Me kërkesë të Kuvendit të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka ndarë 270 mijë euro për blerjen e një skaneri të veçante i cili pritet të vendoset në ambientet e kuvendit.
Kërkesa e tillë duket se është bërë për të shtuar masat e sigurisë në kuvend, pasi tri partitë opozitare kanë hedhur thuajse në çdo seancë gaz lotsjellës.
Para kësaj, Kuvendi i Kosovës ka vendosur edhe disa makina që ajrosin sallën e kuvendit, për të evituar mbajtjen e mbledhjeve në salla alternative.
Megjithatë, as këto nuk kanë kryer shumë punë, meqë pas çdo hedhje gazi është dashur pauza të gjata për të ajrosur ajrin.
Por, një vendim i tillë mund të jetë i vonuar. Njëra nga partitë opozitare, Nisma për Kosovën, ka dhënë sinjalet e para që kjo parti do të ndalojë së hedhuri gaz në kuvend./Insajderi