Kuvendi i Kosovës sot në seancën plenare ka miratuar projektligjin për zonën e rrezikuar të Obiliqit dhe rrethit të tij.
Projektligji arriti të kalojë me një shumicë prej 71 votash.
Me këtë projektligj, Veseli ka deklaruar se përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, ai parasheh edhe një klauzolë, e cila i mundëson që qytetarët e Obiliqit të përfitojnë financiarisht 20 për qind nga vlera e tatueshme si fitim. /Insajderi.com