Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme fillimit refuzuan të votonin një marrëveshje me Francën për shkak të arrestimit të Ramush Haradinaj, derisa vet Haradinaj telefonoi nga Franca dhe propozoi votim pozitiv për këtë projektligj.
Bëhej fjalë për projektligjin për ratifikimin e protokollit financiar midisi qeverisë së Kosovës dhe Francës dhe të marrëveshjes për hua për zbatimin e protokollit financiar ndërmjet ministrisë së Finance të Kosovës dhe kompanisë NATIXIS.
Pasi deputetët vendosën që të mos e votojnë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, doli në foltore dhe tregoi se ka komunikuar në telefon me liderin e partisë dhe se dëshira e tij është që të mos bllokohet asgjë vetëm se ai po mbahet në Francë.
“Po sa fola në telefon me zotëri Haradinajn dhe ai kërkoi që ta votojmë marrëveshjen me Francën”, tha Lekaj.
“Haradinaj tha se ‘pa marrë parasysh gjendjen time unë jam me popullin e Kosovës’, dhe e propozoi për rivotim”, shtoi Lekaj.
Më pas kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, e riktheu për votim të njëjtin projektligj dhe deputetët e votuan me mbi 80 vota pro.