Kuvendi miraton në parim projektligjin për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi miraton në parim projektligjin për Trepçën

    Insajderi
    07 October 2016 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    82 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar sot për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Trepçën, teksa 12 të tjerë kanë abstenuar.

    Projektligji shkon në Komision për amanandamentim, ndërsa leximi i dytë dhe miratimi në tërësi i Ligjit është paraparë për sonte.

    Projektligji ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore për këtë kompani e cila rrezikon të hkojë në likuidim.

    Me ligjin e ri, Qeveria e Kosovës është pronar i 80 % të aksioneve në këtë gjigand metalurgjik ndërkaq punëtorëve do tu takojnë 20 % e tyre.

    Projektligji është kritikuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.  Kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri, ka thënë gjatë seancës se projektligji është shkruar nga juristë të korporatave ndërkombëtare, duke shtuar se fakti që projektligji e parasheh Trepçën si shoqëri aksionare e jo ndërmarrje publike, anashkalohet e drejta e Kuvendit të Kosovës mbi të.

    Po ashtu, projektligji ka nxitur reagimin edhe të serbëve dhe përfaqësuesve të tyre në politikën e Kosovës.

    Ata kanë mbajtur të premten gjatë ditës nj mbledhje të jashtëzakonshme në Zvecan, nga ku kanë kërkuar që Trepca të bëhet objekt bisedimi mes Serbisë e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark