Demarkacioni as nesër nuk diskutohet në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni as nesër nuk diskutohet në Kuvend

    Insajderi
    13 July 2016 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës nesër mbanë seancën e radhës në të cilën nuk është paraparë që të jetë në rend dite çështja Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

    Të paktën kështu njofton zyra për media e Kuvendit.

    Seanca e nesërme që është planifikuar të fillojë nga ora 10:00, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-109 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal; dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark