Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk miratuan dy rezolutat e propozuara nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahura nga opozita.
Propozim-Rezoluta e parë kishte të bënte me bisedimet për Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës.
Kjo rezolutë kërkonte pezullimin e bisedimeve me Serbinë për këtë çështje. Procedura e votimit solli si rezultat 29 vota për, kurse 37 ishin kundër.
Ndërkaq Propozim-Rezoluta e dytë adresonte situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës. Për këtë Propozim-Rezolutë votuan 28 deputetë, kurse kundër ishin 35 dhe 7 abstenuan.