Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur me 78 vota të rrëzojnë Qeverinë e Kosovës.
Votimi ka ardhur pas një debati të gjatë të deputetëve lidhur me këtë çështje.
Mocioni është iniciuar nga partitë opozitare por është përkrahur edhe nga partia qeverisëse, PDK.
Në sallë kanë qenë gjithsej 114 deputetë.
Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në qershor.