Pas afër katër orë diskutimesh, deputetët vendosën që teksti i rezolutës të përpilohet nga një grup i deputetëve, në përbërje nga shumica e partive parlamentare.
Kurse votimi i saj, pritet të ndodhë të mërkurën, ngaqë të martën pjesëmarrja në seancë ishte tejet minimale.
Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ai akuzohet nga autoritet serbe, për siç thuhet, veprën penale për largimin e një familje serbe nga Kosova, në Komunën e Lipjanit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se arrestimi i drejtorit Thaçi nga autoritet serbe është akt politike dhe siç u shpreh ai, veprimet e tilla nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Iniciuesi i thirrjes së seancës, deputeti Gëzim Kelmendi, ka kërkuar që shtetit të Serbisë t’i bëhet e qartë se Kosova duhet t’i thotë Serbisë mjaft me arrestimin dhe maltretimin e shqiptarëve. /Insajderi.com