Kuvendi sot mban seancë, shqyrton Projekt-Rezolutën për katër vjet qeverisje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi sot mban seancë, shqyrton Projekt-Rezolutën për katër vjet qeverisje

    Insajderi
    02 December 2024 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtohet Projekt-Rezoluta për katër vjet qeverisje.

    Për këtë pikë të rendin e ditës ishte vendosur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Mbajtja e kësaj seance është me kërkesë të AAK-së, e cila ka qenë e deponuar në Kuvend qysh nga marsi i këtij viti kur qeveria Kurti i ka bërë tri vjet në pushtet, mirëpo e njëjta është shtyrë me kërkesë të vet kësaj partive.

    Kuvendi do të mbajë edhe dy seanca plenare më 5 dhjetor, ku synohet të miratohen projektligjet që janë në shqyrtim.

    Ndër të tjera, në seancën e 5 dhjetorit pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark