Deputetet e Kuvendit të Kosovës sot në një seancë të veçantë do ta kenë në rend të ditës votimin e Projektligjit për Trepçën.
Është paralajmëruar që seance të filloj nga ora 15:00.
Ky projektligj që është proceduar të mërkurën nga Qeveria synon të zgjidhë statusin e kësaj ndërmarrje, duke e shpëtuar nga likuidimi Trepcën, pasi që një vendim i Dhomës së Veçantë i Gjykatës Supreme i lenë kohë deri në fillim të nëntorit të shpëtohet në të kundërtën shkon në likuidim.
Qeveria e Kosovës gjatë prezentimit të projektligjit njoftoi se është paraparë që Trepçja të jetë shoqëria aksionare, 80% të së cilave do i takojnë Qeverisë ndërsa 20% punëtorëve.
Ministrat dhe deputetët e Listës serbe të mërkuren kanë lëshuar mbledhjen e qeverisë duke paralajmëruar kundërshtimin e projektligjit edhe në seancën e Kuvendit. /Insajderi.com