Kuvendi vazhdon sërish përpjekjet për t’u konstituuar sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi vazhdon sërish përpjekjet për t’u konstituuar sot

    Insajderi
    30 August 2025 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës sot do ta bëjë përpjekjen e radhës për konstituim me fillim nga ora 11:00.

    Pas muajsh insistim për Albulena Haxhiu që ta bëjë kryetare Kuvendi e që në fund dështoi, Lëvizja Vetëvendosje tash ka ngecur te një emër tjetër për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga minoriteti serb – Nenad Rashiq. Deputeti s’është as pjesë e partisë, por ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit, prandaj përpjekjet për dhënien e postit të nënkryetarit po udhëhiqen nga kryetari i ri, Dimal Basha.

    Ai ndërpreu seancën e kaluar pasi Rashiq s’mori votat e mjaftueshme edhe kur për të dytën herë doli emri i tij në votim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark