Kuzhinierët shqiptarë dhurojnë shou në Gjermani - Insajderi
×
Kulturë

Kuzhinierët shqiptarë dhurojnë shou në Gjermani

Insajderi
08 June 2017 - 10:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre kuzhinierët shqiptarë, Faruk Neziri, Sokol Prenga dhe Naser Gashi, para publikut gjermanë kanë dëshmuar aftësitë e tyre në kuzhinë

Ky ishte fillimi i një turneu në mbarë Evropën, me 29 takime në Gjermani këtë vit, kurse destinacioni i ardhshëm do të jetë Munihu, përcjell albinfo.ch.

Ata erdhën nga Vjena, Tirana dhe Franca. Nuk kishin shumë kohë për të pushuar. Specialisti i desertëve, Naser Gashi filloi me përgatitjet me karamele. Rreth 50 mysafirë ishin të mahnitur me ‘veprën’ e tij, që jo vetëm që kishte pak vepër arti, por ishte edhe shumë e shijshme. Radha i erdhi Sokol Prengës, i cili gjithashtu prezantoi vendin e tij.

Vëmendje iu kushtua mysafirëve myslimanë për shkak të agjërimit. Sapo u kërkuan porositë, një grup prej gjashtë vajzash me kostume tradicionale morën vëmendjen, duke kërcyer valle tradicionale shqiptare. “Isha i habitur nga programi i tyre”, ka thënë organizatori Cebir Krug. Pastaj katër kuzhinierët ishin shumë të zënë me përgatitjet e tyre. Veçanërisht, pasi njëri nga kuzhinierët nga Kosova, nuk kishte marrë leje dalje nga Kosova, dhe kolegët duhet të përgatitnin ushqimin e tij.

Pastaj mysafirët në “Aura” kishin mundësinë nga afër që të vëzhgojnë përgatitjen e ushqimit nga kuzhinierët, që i ndante vetëm një xham. Kuzhinierët gjithashtu u argëtuan me anekdota.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark