Kuzhinieri rumun bëhet hero pasi shpëtoi 20 persona nga sulmi në Londër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kuzhinieri rumun bëhet hero pasi shpëtoi 20 persona nga sulmi në Londër

    Insajderi
    04 June 2017 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kuzhinier nga Rumania i cili raportohet të ketë goditur në kokë sulmuesin në Londër me një arkë dhe më pas kishte strehuar 20 persona në furrën e tij është thirrur hero.

    Furrtari, i cili punon në furrën “Bread Ahead”, ka treguar rastin për Associated Press, raporton The Guardian.

    “Ne ishim duke shikuar për dritare sepse pamë që të gjithë ishin të shqetësuar, të gjithë vraponin, njerëzit, gratë… atyre po u binte të fikët, po binin dhe ne dolëm jashtë për të parë se ç’po ndodhte”, tregoi furrtari.

    Ai tha se “ngriu” kur doli jashtë dhe pa dy njerëz tek thernin të tjerët.

    Sidoçoftë, ai më pas doli dhe goditi njërin prej sulmuesve në kokë me një arkë.

    “Aty ishte një veturë me altoparlantë duke thënë ‘shko, shko’ dhe ata [policia] gjuajtën një granatë…. më pas unë vrapova”, tha ai, duke shtuar se gjithashtu la 20 njerëz brenda furrës së tij duke mbyllur më pas grilat e dyqanit.

    Të shtunën mbrëma dy sulme terroriste në urën e Londrës lanë të vdekur shtatë persona dhe plagosën 48 të tjerë, prej të cilëve 21 janë në gjendje kritike për jetë.

    Ky është sulmi i dytë terrorist i bërë nga militantë islamikë brenda tri javëve në Angli. Më 22 maj një sulm në Manchester la të vdekur 22 persona. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark