Kuzhinieria që theu rekordin botëror, gatuan për 227 orë pa pushim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kuzhinieria që theu rekordin botëror, gatuan për 227 orë pa pushim

    Insajderi
    11 January 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuzhiniera ganeze, Failatu Abdul-Razak theu rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë. E mbështjellë me flamurin e vendit të saj, Abdul-Razak falenderoi ndjekësit e saj në përfundim, raportoi BBC.

    Para se të fillonte maratonën e gatimit, të cilë e quajti një “detyrë kombëtare”, ajo tha se po e bënte për Ganën. Ndërsa, njerëzit brohorisnin për të, teksa dilte nga kuzhina e hotelit, në qytetin Tamale.

    Ekipi i saj tha se do të dërgojë prova në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për konfirmim zyrtar se ajo ka thyer rekordin.

    Abdul Razak u shpreh se dëshiron të sigurohet që kushdo që përpiqet të thyejë rekordin e saj do ta ketë shumë të vështirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark