×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Ky aplikacion që mund të kesh në telefon, të ka vjedhur mesazhet e WhatsApp dhe Facebook

    Insajderi
    08 August 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky shkrim vlen vetëm për përdoruesit e Android!

    Sipas studiuesve kibernetikë në Cyfirma, një lloj i veçantë virusi që vjedh mesazhet private, ka sulmuar Google Play Store.

    Aplikacioni i mashtron me sukses përdoruesit e tij dhe lejon nxjerrjen e informacionit të nevojshëm, përpara se viktima të kuptojë se po vidhet.

    Ndërsa aplikacioni është hequr tashmë nga Play Store, ai mund të vijojë të jetë në telefonin tuaj Android nëse e keni shkarkuar më parë.

    Në këtë rast, do t’ju duhet të fshini manualisht aplikacionin që si për ironi quhet SafeChat, por që nuk është fare i sigurtë.

    Një grup hakerësh indianë i njohur si ‘Bahamut’ mendohet se ka injektuar aplikacionin me spyëare i cili vjedh tekstet, regjistrat e telefonatave dhe vendndodhjet e GPS nga telefonat.

    Ekspertët e teknologjisë në Cyfirma nuk e kanë zbuluar se si hakerët i kanë joshur njerëzit për të shkarkuar aplikacionin SafeChat. Ata dyshojnë se grupi Bahamut ka punuar në emër të një qeverie të caktuar shtetërore në Indi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark